Kosovë

Me 6 raste të reja në Lipjan, qytetarët respektojnë masat, rrinë në shtëpi

Foto: KOHA

Familja gjashtëanëtarëshe e Fetih Ismajlit nga fshati Hallaq i Vogël i Komunës së Lipjanit ka vendosur ta festojë Kurban Bajramin në rrethin e ngushtë familjar, derisa institucionet e nivelit qendror kanë ndaluar mbajtjen e tubimeve publike.

Kryefamiljari Ismajli ka thënë se kjo festë dallon nga festat e herëve të tjera sepse në të shkuarën, pas faljes së Bajramit, kanë vizituar bashkëvendësit, familjet e dëshmorëve e të tjerë, por sivjet për shkak të pandemisë nuk do të dalin askund, raporton KOHA.