Kosovë

Statuti i ri i Komunës së Pejës nuk ndryshoi numrin e drejtorive komunale

Statuti i ri i Komunës së Pejës nuk ndryshoi numrin e drejtorive komunale
Foto: KOHA

Komuna e Pejës është bërë me statut të i ri, i cili, me plotësimet dhe ndryshimet e pësuara është miratuar të enjten nga Kuvendi Komunal.

Me statutin e ri numri i drejtorive komunale ka mbetur i njëjtë – 14 sosh, por është shuar Drejtoria e Integrimeve Evropiane, e cila është shndërruar në zyre në kuadër të zyrës së kryetarit të Komunës, kurse sektori i Mirëqenies Sociale është ndarë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe është bërë Drejtori për Shërbime Sociale, raporton KOHA.