Arbëri

Për nënat vetushqyese dhe gratë në biznes në Obiliq, 50 mijë euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me drejtoreshën e AZHR-së Qendër, Mrikë Macula, në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të cilat kanë për qëllim avancimin e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve në Obiliq.

Ky memorandum parasheh edhe implementimin e grant-skemës “Përkrahja e nënave vetushqyese dhe grave në biznes”. Vlera e këtij granti është 50 mijë euro, në kuadër të subvencioneve të Komunës së Obiliqit dhe është i dedikuar për kategorinë e nënave vetushqyese dhe grave ndërmarrëse.

Ky grant skeme do jetë e ndarë në dy lote; Loti 1 Start Up ose biznese ekzistuese dhe Loti 2 ndërmarrjet mikro dhe të vogla me qarkullim deri në 2 mijë euro, ndërsa shumat do të jenë për Loti 1 nga 1000 euro deri në 1,500 euro dhe Loti 2 nga 1000 euro deri në 2500 euro.

Kreu i Obiliqit, Xhafer Gashi gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi, tha se “bëhet fjalë për grantin 50 mijë eurosh, të ndarë nga buxheti komunal vitin e kaluar. Është planifikim që të ndihmohen nënat vetushqyese dhe gratë në ndërmarrësi”, deklaroi Gashi.

Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Rajonal (AZHR Qendër), Mrikë Macula, tha se për herë të parë impelementohet një skemë e tillë, ndërsa u shpreh se synon të ndihmojë në zbutjen e papunësisë në radhët e nënave vetushqyese dhe gratë në biznes.

Aplikimi për këtë grant skemë u tha se është i hapur që nga sot.