Kosovë

Në Mitrovicë kërkohet më shumë vetëdijesim për parandalimin e virusit

Komuna e Mitrovicës është ndër komunat ku më së voni janë paraqitur rastet e para me Covid-19. Deri tash, në këtë komunë, përfshirë edhe pjesën e veriut, janë rreth 130 raste aktive me koronavirus.

Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë ka apeluar për kujdes te qytetarët, por shtoi se situata është duke u menaxhuar mirë.