Në Vushtrri ka nisur rregullimi i sheshit “Adem Jashari”.
Në ceremoninë e mbajtur të mërkurën, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se projekti do të kryhet me bashkëfinancim të Komunës, KEDS-it dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesëmarrës në ceremoni ishin edhe deputetë nga LDK-ja.
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se po mbahet premtimi për largimin e kabllove nga sheshi në Vushtrri, përcjell Ksp-ja.
Për këtë projekt, Komuna ka ndarë 363.000 euro, kurse 500.000 janë ndarë nga KEDS-i.