Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka shpallur ditë zie të dielën në këtë komunë në nder të tre pacientëve që vdiqën sot nga COVID-19.
Haziri përmes një njoftimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, ndërkohë që ka thënë se Gjilani nuk është i njëjtë pa ta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejës me COVID-19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar Haziri.