Arbëri

Komuna e Mitrovicës së Veriut nga sot nuk ofron shërbime shkaku i COVID-19

Descriptive Text

Objekti i Komunës së Mitrovicës së Veriut, nga sot është mbyllur për qytetarët për shkak të numrit në rritje të të infektuarve brenda stafit.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi dje se shërbimet për pajisje me dokumente mund të bëhen në të gjitha komunat e afërta, ndërkohë që regjistrimi i automjeteve për sa kohë objekti i Komunës do të jetë i mbyllur nuk do të mund të bëhet.

“Meqenëse Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente ndodhen në objektin e komunës, MPB-ja i njofton qytetarët se nga 16 korriku nuk do të ofrohen shërbimet për Regjistrimin e Automjeteve, deri në hapjen e komunës, meqenëse shërbimet e regjistrimit të automjeteve nuk mund të kryhen në komunat tjera, për shkak të taksës komunale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.