Një paciente me COVID-19, nga Drenasi ka vdekur të martën, ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunë.
Ramiz Lladrovci, përmes një statusi në Facebook, ka treguar se njoftimi për vdekjen e saj i ka ardhur nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë.
“Ky është rasti i parë që nga fillim i pandemisë dhe më i rëndi për ne”, ka shkruar ai.
Krahas saj, edhe Komuna e Gjilanit kishte njoftuar të marten për vdekjen e një 64-vjeçari.
Njoftim të njëjtë ka dhënë edhe Spitali i Pejës, që ka bërë të ditur për vdekjen e një pacienti.
Sipas raportit të mbrëmshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 108 pacientë.