Arbëri

Vdes i infektuari me COVID-19 nga Cërnica e Gjilanit

Foto: Alban Bujari / KOHA

A.L. (64 vjeçar) nga Cernica e Gjilanit, ka vdekur pasi ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19, ka njoftuar Komuna e Gjilanit.

Gjatë katër muajve të përballjes më pandeminë COVID-19, Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë.

Sot, Spitali i Pejës ka njoftuar se një pacient ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Sipas raportit të mbrëmshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 108 pacientë.