Kosovë

Prizreni i mbushur me qytetarë, zyrtarët të shqetësuar

Edhe pse Komuna e Prizrenit renditet e para për nga numri i vdekjeve nga Covid-19, qytetarët nuk shqetësohen shumë.

Këtë të diel, qendra e qytetit ishte e mbushur me njerëz të cilët kishin zgjedhur të shëtisnin pa masa mbrojtëse. Ata nuk deshën të flasin para kamerës. Por, disa të tjerë thanë se duhet të ashpërsohen edhe më shumë masat, pasi që këto aktualet nuk po respektohen.