Arbëri

Shtëpia unike e shekullit 19 në Gjilan

I takon shekullit 19. Edhe pse mjaft e vjetër, që nga ndërtimi ajo e ruan ende funksionin e saj të banimit.

Kjo është njëra ndër shtëpitë më të vjetra që ka Gjilani, e që tani është pronë e Zekirja Abdullahut.

Ndërtimi i saj është realizuar me gurë, qerpiç e dru.

Që në hyrje zgjon kureshtjen e secilit për të parë çdo cep të shtëpisë.

Katet e shtëpisë kanë karakteristika të ndryshme, e për këtë më së miri di të tregojë Shefqet Mehmeti.

Në katin e dytë enterieri i shtëpisë është më elitar.

I gjithë tavani është i punuar me dorë, e ajo që e bën më të veçantë është dekorimi i saj në forma të ndryshme.

Dhomat e shtëpisë ofronin shumë mundësi. Secila prej tyre ka një oxhak më vete.

E me kalimin e kohës disa nga pronarët kanë bërë ca ndryshime duke mbyllur banjat brenda dhomave, por pa bërë ndryshime të mëdha.

Në katin e dytë të shtëpisë kishte një hapësirë, e cila ishte më e veçantë nga të gjitha.

Për shkak të cilësisë së ndërtimit, thuhet se ky objekt mund të përballojë edhe tërmete të mëdha.

Kjo shtëpi tashmë është monument i trashëgimisë kulturore në Komunën e Gjilanit.