Kosovë

Komuna planifikon t’i jep me koncesion objektet komunale në Rugovë

Komuna planifikon t’i jep me koncesion objektet komunale në Rugovë

Në disa fshatra të Rugovës ekzistojnë objekte të ndryshme komunale, në mesin e tyre objekte shkollore, kooperativa dhe ambulanca, të cilat nuk janë duke u shfrytëzuar nga komuna.

Të gjitha këto objekte komuna kishte planifikuar që sivjet t’i jepte me koncesion, me qëllim që ato mos të shkatërrohen dhe amortizohen edhe më shumë pa u shfrytëzuar, transmeton KOHA.