Arbëri

Revidohet projekti i rrugës me dy shirita përmes Deçanit

Komuna e Deçanit ka planifikuar të zgjerojë rrugën kryesore të kësaj qyteze, të gjatë rreth 3 kilometra, me një projekt të vlerësuar 2.5 milionë euro. Me këtë Komuna planifikon të ndërtojnë rrugën me dy shirita, me parkim përgjatë të dy anëve të rrugës, trotuare, ndriçim, një hapësirë gjelbëruese si dhe kanalet për ujëra të zeza dhe atmosferikë, prej urës në hyrje të Deçanit nga Peja, deri në fshatin Carrabreg, në drejtim të Gjakovës, shkruan sot Koha Ditore.

Për projektin e hartuar nga Komuna, zyrtarët komunalë kanë mbajtur edhe takime me banorët dhe bizneset e të dy anët e rrugëve: “Luan Haradinaj” dhe “Dëshmorët e Kombit”, të cilat e përbëjnë rrugën kryesore të Deçanit. Në këto takime komuniteti ka shprehur mospajtime për projektin e punuar nga Komuna. Deri tashti Komuna ka zhvilluar 3 takime me komunitetin, të fundit në muajin prill dhe asnjërën herë nuk është arritur ndonjë marrëveshje për dukjen përfundimtare të projektit, realizimin e të cilit pushteti deçanas kishte planifikuar ta niste këtë verë. Megjithëse nuk janë mbajtur debate të tjera, drejtori i Urbanizmit..., Ramë Melaj, pohon se ndërkohë Komuna paska arritur marrëveshje me komunitetin për këtë projekt.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.