Kosovë

Prizreni miraton vendimin për anëtarësim në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon

Prizreni miraton vendimin për anëtarësim në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon
Foto: KOHA

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të enjten kanë miratuar vendimin për anëtarësim të Prizrenit në Unionin e Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.

Me këtë rast drejtuesit e Komunës kanë theksuar se qëllimi i këtij Unioni është ndarja e përvojave, si dhe organizimi i ngjarjeve të përbashkëta mes qyteteve të rajonit, në të cilat ka popullatë shqiptare. Sipas tyre, takimet mes bashkive shqiptare kanë filluar më herët, porse tani kjo iniciativë joformale po zyrtarizohet përmes statutit dhe sekretariatit të Unionit, raporton KOHA.