Kosovë

Shembet rruga në kilometrin 15 Prizren-Prevallë, nga nesër ndalohet qarkullimi

Shembet rruga në kilometrin 15 Prizren-Prevallë, nga nesër ndalohet qarkullimi

Prizren, 1 korrik - Me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut që paraqet rruga Prizren-Prevallë pasi ditë më parë kishte shembje të dheut dhe pjesës së murit mbajtës në kilometrin e 15-të të kësaj rruge, në afërsi të fshatit Gornje Selo, kryeprokurori i Prizrenit..Admir Shala, së bashku me drejtorin e Policisë Rajonale, kolonel Faton Alija si dhe përfaqësuesit e njësisë së trafikut rrugor të policisë dhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës së bashku më inspektorët rajonalë të rrugëve sot kanë dalë në vendin e ngjarjes për të inspektuar dëmtimet si dhe për të marrë masa të menjëhershme në mënyrë që ky problem që konsiderohet emergjent, të sanohet dhe të kërkohet përgjegjësi nga organet kompetente.

Pas vizitës dhe inspektimit është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi në këtë zone për te gjitha automjetet nga data 02 korrik 2020 deri në një vendim tjetër. Po ashtu është kërkuar nga përgjegjësit të ndërmerren masa të menjëhershme për të evituar rrezikun që paraqitet në këtë lokacion.