Arbëri

Podujeva bëhet me spital të përgjithshëm

Podujeva do të bëhet me spital të përgjithshëm. Komuna e Podujevës ka dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie.

Kontrata është nënshkruar të marten në Podujevë nga drejtori i përgjithsnëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte prezent edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Komuna e Podujevës.

Sipas marrëveshjes, ShSKUK-ja do ta hartojë projektin zbatues dhe të ndërtojë objektin e ri të Spitalit të Përgjithshëm në Komunën e Podujevës, si dhe ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij.