Arbëri

Në Gjilan zbulohet përmendorja e dëshmorit Abdullah Tahiri

Në qytetin e Gjilanit është zbuluar përmendorja e dëshmorit Abdullah Tahiri i cili është vrarë në burgun e Dubravës në vitin 1999. Ai ishte arrestuar nga regjimi serb ngase kishte bërë thirrje publike për rezistencë ndaj administratës serbe e cila kishte okupuar Kosovën.

Në një tubim publik që ishte mbajtur në shkollën “Selami Hallaqi” në Gjilan, Tahiri kishte kërkuar që subjektet politike shqiptare të përkrahnin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“E përshëndes këtë bashkim të subjekteve politike të Gjilanit me një dëshirë të vetme, për arsye se vërtet edhe këtu u duk një hezitim i të gjithëve për një bashkim të vërtetë e ai bashkim quhet me vetëm një emër bashkimi i popullit të Kosovës rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj ky bashkim na gëzon të gjithëve por më së tepërmi i gëzon ata të cilët sot janë vendosur në istikamet e përqendrimit që deri në vdekje të qëndrojnë për lirinë e Kosovës. Kisha dëshiruar që Kuvendi i ardhshëm të mbahet në këtë sallë ai do të ishte Kuvendi i fundit i bashkimit rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” kishte thënë ai.

Abdullah Tahiri u lind me 2 shtator të vitit 1956 në fshatin Malishevë të Gjilanit.