Kosovë

Komuna e Ferizajt dhe GIZ-i gjerman në aksion për pastrimin e mbeturinave

Komuna e Ferizajt dhe GIZ-i gjerman në aksion për pastrimin e mbeturinave

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë nisur një aksion për eliminimin e mbi 30 pikave të deponive pa leje në qytet dhe në fshatra të kësaj komune. Që në fillim të këtij aksioni janë pastruar dhjetëra tonë me mbeturina inerte dhe sanitare. Ndërkohë, Komuna e Ferizajt ka caktuar një pikë grumbulluese për mbeturina në afërsi të fshatit Dremjak, e cila është pronë e agjencisë së pyjeve. Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Ferizajt, Arben Halili, ka thënë se parcelën për hedhjen e mbeturinave e kanë marrë me qira për pesë vjet.

“Ky lokacion me hapësirë të madhe për hedhjen e mbeturinave është përcaktuar edhe nga Kuvendi Komunal. Aktualisht jemi duke bërë pastrimin e dy llojeve të mbeturinave në qytet dhe nëpër fshatra në bashkëpunim me GIZ-in gjerman”, ka thënë Halili. Sipas tij, Inspektorët komunalë fillimisht kanë bërë identifikimin e mbi 30 pikave të ndryshme të deponive me mbeturina.