Kosovë

Haziri apelon te qytetarët të respektojnë masat, mund të rikthehet karantina

Haziri apelon te qytetarët të respektojnë masat, mund të rikthehet karantina
 

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, pas takimi që ka mbajtur sot me Komitetin emergjent për parandalim të virusit Covid-19, ka ngritur në shkallën e dytë gjendjen e gatishmërisë dhe intervenimit të emergjencave, për shkak të rritjes së rasteve pozitive ku vetëm me datën 21 qershor janë konfirmuar 20 raste të reja, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Dje ishte e diela e zezë, ku kemi marrë rezultatet e 20 personave të cilët kanë dalë pozitivë nga testimi me Covid-19, prej mostrave të marra me 18 qershor. Infektimi është përmes kontaktit me persona që paraprakisht kanë dalë pozitivë dhe gjithashtu kemi identifikuar edhe kontaktet e tyre të fundit. Rezultatet e mostrave të marra me datën 19 dhe 20 qershor pritet të merren ditën e sotme, eventualisht nesër. Bëhet fjalë edhe për 111 mostra të marra, që pasqyrojnë kontaktet e të infektuarve të fundit në Komunën e Gjilanit”, ka deklaruar Haziri.