Kosovë

Në Malishevë nuk lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve në lokalet hoteliere

Në Malishevë nuk lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve në lokalet hoteliere
 

Organizmi i dasmave dhe ahengjeve tjera në lokalet hoteliere në Malishevë ende nuk është i lejuar, prandaj ju bëhet thirrje publike lokaleve hoteliere, që të mos lejojnë organizimin e dasmave apo ahengjeve në lokalet e tyre.

Këtë thirrje, pronarëve të lokaleve hoteliere, ju ka bërë sot, Inspektorati Komunal në Malishevë, duke kërkuar nga pronarët e këtyre lokaleve, që të respektojnë vendimet dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për shëndetësi.