Kosovë

Takim koordinues mes Prokurorisë, Policisë e Ministrisë së Mjedisit rreth parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Ndërtimet e shumta pa leje në zonën e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe uzurpimet e pronave publike në këtë park, kanë qenë temë diskutimi në një takim të thirrur nga Prokuroria e Themelore e Pejës, me Policinë Rajonale të Pejës dhe stacioneve policore të komunave në këtë rajon, si dhe përfaqësuesve të dikastereve të ndryshme të Ministrisë së Mjedisit.

Qëllimi thelbësor i këtij takimi ishte nisja e vënies së rendit dhe ligjit në zonën e parkut nga veprimet e kundërligjshme, raporton KOHA.