Arbëri

KRU “Gjakova” inkuadron në rrjetin e ujësjellësit 50 familje të Osek Hylës

KRU “Gjakova” përmes një komunikate ka bërë të ditur se në fshatin Osek Hyl për herë të parë do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit 50 familje.

Postimi i plotë:

KRU “Gjakova” është duke ekzekutuar punime në fshatin Osek Hyl, për herë të parë po bëhet shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në një pjesë të fshatit, ku më shumë se 50 familje do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit për t’u furnizuar me ujë të pijes.

Gjatësia e tërësishme e rrjetit është 2500 m, ndërsa vlera e kontraktuar është 24.611 euro.

Ky projekt po realizohet me iniciativë dhe mjete vetjake të ujësjellësit KRU “Gjakova”.