Kosovë

Spitali i Pejës është gati të punojë me të gjitha kapacitetet nga 1 qershori

Spitali i Pejës është gati të punojë me të gjitha kapacitetet nga 1 qershori

Spitali rajonal i Pejës ka bërë të gjitha përgatitjet që nëse merret vendimi nga Ministria e Shëndetësisë, qysh nga e hëna të fillojë punën me të gjitha kapacitetet.

Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress, drejtori i këtij spitali, Skender Dreshaj. Ai deklaroi se kanë bërë planin e punës dhe dezinfektimin e hapësirave për t'iu ofruar qytetarëve të gjitha shërbimet.