Arbëri

811 pickime nga rriqrat u raportuan në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se deri më sot janë raportuar 811 raste të pickimeve nga rriqrat, pjesa dërrmuese në Komunën e Malishevës, por nuk ka asnjë rast me ethet hemorragjike Krime-Kongo.

IKSHPK-ja ka njoftuar se Komuna e Malishevës këtë javë po e bënë dezinsektimin selektiv, ndërsa komunat tjera po përgatiten për këtë fazë. IKSHPK-ja ka njoftuar se numri I rasteve është dukshëm më pak se viteve të kaluara, ndërsa ka bërë edhe apelim për kujdes.

Komuna e Malishevës, njofton se në këtë komunë janë 336 raste, prej tyre 329 raste janë nga Komuna e Malishevës dhe 7 raste nga komunat tjera që kanë kërkuar trajtim në QKMF të Malishevës.