Kreu i Gjilanit deklaron se punimet në infrastrukturë nuk do të ndalen

Kreu i Gjilanit deklaron se punimet në infrastrukturë nuk do të ndalen
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në konferencën për shtyp që është mbajtur sot ka deklaruar se do të implementohen projektet në infrastrukturë ngase ato janë të buxhetura.
Ai ka deklaruar se do të vazhdohet me ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturës nëntokësore.
Haziri ka thënë se do të vazhdohet me zgjerimin e rrugëve dhe njëri nga projektet më të rëndësishme për këtë komunë është ndërtimi i rrugës së “Kumanovës” e cila lidh qytetin e Gjilanit me fshatin Zhegër.
Ai ka deklaruar se do të vazhdohet me ndërtimin e autostradës ngase është i buxhetuar.
“Është buxhetuar autostrada e cila do të ketë ngecje dhe vonesa mirëpo punimet do të vazhdojnë. Do të fillon ndërtimi i rrugës Gjilan-Prishtinë në 7 kilometershin e parë domethënë hapja e korridorit prej tunelit deri tek Gllama dhe vazhdimi i investimeve nga Livoqi deri në Kllokot që do të jetë një korridor i ri. Fillimi dhe ndërtimi i rrugës së Kumanovës si rrugë ndërkombëtare dhe ne kemi bërë iniciativë te Ministria e Infrastrukturës që të kategorizojë si rrugë ndërkombëtare. Vazhdimi i punimeve prej Drinit Market në drejtim të Bunarit të Perlepnicës është në fazën e dinamikës” ka thënë ai.
Ai thotë se edhe programe tjera janë të buxhetuara siç është investimet në trajtimin e ujërave të zeza si dhe mbështetja për hulumtimin e burimeve të reja të ujit. “Programi “Flow” me Bankën Botërore e cila parasheh normalizimin me ujë të pijes si dhe studimet në Llapushnicë të Gjilanit dhe në Shushtë të Vitisë dhe Kremenatë të Vitisë dhe ndërrimi i gypave nëntokësore dhe orëmatësve dhe investimet në Moravën e Binqës.
Poashtu do të ketë edhe investime në ndërtimin e impiantin e ujërave të zeza dhe trajtimi i tyre” ka thënë Haziri. Sa i përket gjendjes emergjente Haziri ka deklaruar se shtatë familje edhe më tej janë të izoluara gjersa numri i përgjithshëm i qytetarëve të prekur me virusin COVID-19 është 32.
Ai ka kërkuar nga të prekurit që të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të karantinës, duke mos rrezikuar të dalin deri në konfirmimin e negazitivimit përmes testit.
“Kërkoj që të mos lejojnë thyerjen e rregullave të pandemisë. Çdo dalje nga burimi i katër i infeksionit Gjilanit i shkakton problem sistemore sepse ne kemi qenë para mbylljes së infeksionit disa herë. Thyerja e rregullave ka shkaktuar valën e re të prekurve”, ka shtuar ai.
Haziri thotë se në Gjilan shtatë shtëpi janë në karantinë dhe 32 qytetarë aktivë me koronavirus
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media, ka njoftuar se shtatë shtëpi në Gjilan janë akoma në karantinë dhe 32 qytetarë janë aktivë me Covid-19.
Ai ka kërkuar nga të prekurit që të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të karantinës, duke mos rrezikuar të dalin deri në konfirmimin se janë shëruar.
“Kërkoj që të mos lejohet thyerjen e rregullave të pandemisë. Çdo dalje nga burimi i katër i infeksionit Gjilanit i shkakton problem sistemore sepse ne kemi qenë para mbylljes së infeksionit disa herë. Thyerja e rregullave ka shkaktuar valën e re të të prekurve”, ka thënë Haziri, bëhet e ditur përmes një njoftimi për media.
Haziri tha se në tri ditët e fundit janë testuar mbi 100 qytetarë të Gjilanit, të cilët rezultuan negativë me Covid-19, duke shtuar se nga sot fillon testimi i futbollistëve për shkak të përgatitjeve për rifillimin e Super ligës së Kosovës.
“Pjesa më e madhe e lojtarëve të SC Gjilani kanë rezultuar në test negativë, por do t’i nënshtrohet edhe pjesa tjetër e klubit, sikurse që do të testohen edhe lojtarët e FC Drita. Lojtari që doli pozitiv i FC Drita jeton në Tetovë dhe s’ka pasur kontakte me klubin e as komunën tonë”, ka njoftuar Haziri.
Në fund, Haziri ka kërkuar që të suspendohen masat e kufizimit të qarkullimit të njerëzve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kompania e Ujësjellësit në Mitrovicë paralajmëron reduktime të ujit në disa zona

58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë

Vërshimet në Fushë-Kosovë dëmtuan ekonomitë familjare me 500 mijë euro

Për asfalt rreth 2.5 milionë euro, e asnjë cent ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që kanë pësuar nga pandemia

Mbi një milion euro dëme nga vërshimet në Lipjan

Mbi 2500 raste me COVID-19 në Ferizaj që nga fillimi i pandemisë

Podujeva kërkon që personat me probleme mendore të trajtohen në Institutin në Shtime

Hidhet poshtë kallëzimi penal ndaj drejtorit komunal të Urbanizmit në Prizren

Komuna e Vushtrrisë përgatit planin për Rimëkëmbjen Ekonomike

54 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Shoqëria civile kundërshton likuidimin e ish-kooperativës “Bujku” në Ferizaj
