Kosovë

I izoluari për COVID-19 në Pejë ikën nga karantina

I izoluari për COVID-19 në Pejë ikën nga karantina

Në hyrjet e lagjes Kristal në Pejë, në orët e vona të së enjtes, Njësia Speciale e Policisë, ka ndaluar çdo makinë që kaloi atypari.

Megjithëse ata nuk dhanë ndonjë informatë për këtë kontroll të rreptë, KOHA merr vesh se ka ikur nga karantina një anëtar i një familje në atë lagje që gjendet në karantinë shkaku i të infektuarve me virusin COVID-19.