Arbëri

Kushtet e rënda ekonomike ua pamundësojnë qëndrimin në shtëpi banorëve të lagjes “28” të Fushë-Kosovës

Në lagjen “28” të Komunës së Fushë-Kosovës gjithçka është duke u zhvilluar normalisht.

Kushtet e rënda ekonomike kanë bërë që këta banorë të mos kenë mundësi të qëndrojnë më shtëpi, edhe përkundër rekomandimeve, raporton KOHA.

Edhe në këtë kohë pandemie ata nuk e kanë ndalur punën, pavarësisht ndihmës nga komuna.

Në këtë lagje është vetëm një person i infektuar nga mbi 800 familje që jetojnë aty.

Ky person i infektuar kishte qëndruar javën e kaluar në Komunën e Prizrenit, rast i cili është izoluar dhe gjendja shëndetësore e personit është e mirë.

E numri total i të prekurve me koronavirus në Komunën e Fushë-Kosovës është 7, prej tyre 1 është i shëruar.

Në gjithë Kosovën numri i të prekurve ka arritur mbi 600, prej tyre janë shëruar rreth 140.