Kosovë

Haziri: Gjobat mandatore të domosdoshme në këtë fazë për të mbrojtur shëndetin publik

Haziri: Gjobat mandatore të domosdoshme në këtë fazë për të mbrojtur shëndetin publik
 

Në ditën e 45 të përballjes me pandeminë Covid-19, shifrat e prekjes me virusin Covid-19 arrijnë në 51 në komunën e Gjilanit dhe numri i rasteve është rritur ditëve të fundit, si pasojë e mosrespektimit të rregullave, rekomandimeve dhe vendimeve të qeverisë, por edhe moszbatimin e masave mbrojtëse.

Kështu ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media, cili ka apeluar për vetëpërmbajtje qytetare dhe qëndrim në shtëpi, sepse gjendja e përballjes me këtë sëmundje përkundër që është nën kontroll, ajo është e rrezikshme dhe për këtë jemi të detyruar që të veprojmë me gjoba mandatore, për persona fizikë dënimet janë deri në dy mijë euro e për ata juridik deri në 8 mijë euro.