Makineritë e operatorëve ekonomikë në Komunën e Podujevës ka kohë që nuk janë ndezur.
Asnjë projekt i ri nuk ka filluar të realizohet sivjet, ndërkohë që nuk është duke u punuar as në ato që kanë mbetur pa u përfunduar nga viti i kaluar.
Njëri nga këto projekte është edhe ndërtimi i Bulevardit të qytetit dhe Sheshit të Dëshmorëve në qendër të qytetit që ka një kosto rreth 2.5 milionë euro. Për ndërprerjen e tij shkak është bërë pandemia COVID-19.
Opozita në këtë qytet thotë se shumë projekte do të mund të mbesin të parealizuara, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Bajram Ajeti, thotë se përveç pandemisë, pasojë e dështimit të projekteve është edhe keqmenaxhimi dhe keqeverisja nga ekzekutivi komunal.
Edhe këshilltari komunal nga radhët e PDK-së, Rafet Llapashtica, thotë se disa projekte do të mund të realizohen, pasi të zgjidhet kryetari i ri në këtë komunë.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, e pranon se nëse do të zgjasë pandemia COVID-19, nuk do të mund të realizohen shumë projekte dhe se do të ketë edhe suficit buxhetor.
Për këtë, Rudari i është drejtuar me një shkresë ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, që 24 kompanive me të cilat kanë nënshkruar kontrata vitin e kaluar, t’u lejohet t’i zhvillojnë punimet, por përgjigjja ka qenë negative.
Rudari thotë se pas miratimit të Buxhetit të Kosovës, i kanë filluar procedurat e prokurimit për disa projekte, por se deri tash asnjë kontratë nuk e kanë nënshkruar.
Ai shpreson se pas 4 majit do të zbuten masat për lëvizje dhe se me këtë do t’u mundësohej edhe kompanive që t’i nisin punimet.