Kosovë

Opozita dyshon për keqpërdorime në blerjen e pajisjeve mbrojtëse kundër koronavirusit në Prizren

Opozita dyshon për keqpërdorime në blerjen e pajisjeve mbrojtëse kundër koronavirusit në Prizren
 

Kontrata e nënshkruar nga Komuna e Prizrenit për furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi ka ngjallur dyshime për shkak të çmimeve të blerjes së disa produkteve.

Për këtë prokurim është zbatuar procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. Çmimet që figurojnë në këtë kontratë, që është publikuar në ueb faqen e Komunës së Prizrenit, nga opozitarët janë cilësuar si skandaloze. Sipas tyre, me këtë aktivitet të prokurimit janë blerë maska e pajisje tjera me çmime më të larta sesa ato të tregut. Ndërsa aktivistë të shoqërisë civile kanë pohuar se organet e drejtësisë duhet ta hetojnë këtë kontratë.