Arbëri

Rriti çmimin e produktit në arkë, 400 euro gjobë për një supermarket në Skenderaj

Një supermarket në Skenderaj është gjobitur me 400 euro, pasi ka rritur çmimin e një produkti në arkë.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.

“400 euro gjobë për biznesin (supermarketin) që rriti në arkë çmimin e produktit. Pas informatës që inspektorët e komunës sonë kanë marrë nga një qytetar i ndërgjegjshëm se biznesi x produktit të caktuar ia ka rritur çmimin në arkë, ata kanë bërë inspektimin dhe kanë gjobitur me 400 euro biznesin përkatës”, ka shkruar ai.

Tutje Jashari ka thënë se bashkëpunimi i qytetarëve me organet komunale është dëshmi e besimit që ata kanë tek ne, dhe puna që bëjmë ne.

“Të dashur qytetarë, vetëm duke bashkëpunuar e me besim të ndërsjellët do të arrijmë progresin shoqëror. Ligji mbi të gjithë”, ka shkruar Jashari.

{gallery}