Kosovë

4 raste të reja të dhunës në familje dërgohen në “Shtëpinë e Sigurt” në Gjakovë gjatë pandemisë

4 raste të reja të dhunës në familje dërgohen në “Shtëpinë e Sigurt” në Gjakovë gjatë pandemisë

Izolimi në shtëpi si masë parandaluese ndaj COVID19 po shihet si veprimi më i sigurt në këtë periudhë pandemie, ndonëse është rritur shqetësimi rreth shtimit të dhunës në familje.

Izolimi, krahas gjendjes jo të mirë ekonomike po shihen si faktorë të cilat po ndikojnë në shtimin e rasteve të dhunës në familje. Madje këto raste janë shtuar edhe në vendet tjera në botë për çka kanë reaguar edhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.