Arbëri

Dhjetëra hektarë male në Vushtrri përfshihen nga zjarret

Foto: Arben Llapashtica / KOHA

Dhjetëra hektarë male në rajonin e Vushtrrisë janë përfshirë nga zjarret.

Kjo dëshmohet nga kamerat e KOHËS që kanë xhiruar në këtë pjesë të Kosovës.

I kontaktuar në telefon, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zaiti, ka konfirmuar se malet e Gumnishtes janë përfshirë nga flaket.

Zaiti ka thënë se për këtë i kanë njoftuar autoritetet përgjegjëse, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë Agjencia e Pyjeve të Kosovës të mërkurën u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i mbrojnë pyjet nga zjarret, pasi në situatën e krijuar me koronavirus, është shfaqur numër i madh i tyre, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet dhe sipërfaqe të pyllëzuara viteve të fundit.

{gallery}