Kosovë

Zhegra pritet të dalë nga karantina, i prekuri nga ky fshat shërohet nga koronavirusi

Zhegra pritet të dalë nga karantina, i prekuri nga ky fshat shërohet nga koronavirusi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se i prekuri me koronavirus nga fshati Zhegër, është shëruar plotësisht dhe se shumë shpejt, ky fshat pritet të dalë nga karantina.

“Në vetizolim jemi duke i mbajtur 11 qytetarë. Në ditët në vijim, fshati Zhegër do të lirohet nga karantinimi, sepse atje tashmë është shëruar plotësisht një pacient dhe të gjitha testet kanë dalë negative dhe nuk ka më asnjë të prekur, për çka edhe po kumtojmë këtë lajm të mire”, ka thënë ai.