Kosovë

Banorë të Dumnicës së Poshtme dhe Llaushës kërkojnë të hiqet karantina

Tri fshatra në Komunën e Podujevës janë në izolim tash e tri javë. Ndonëse 4 personat e infektuar me Covid-19 janë nga një familje në fshatin Dumnicë e Epërme, banorët e Dumnicës së Poshtme dhe të Llaushës thonë se është e pakuptimtë që ata të mbahen të izoluar, meqë në fshatrat e tyre nuk ka të infektuar me koronavirus.

Mes tjerash, përmendin se nuk kanë se si të furnizohen me gjëra elementare, derisa ka tri javë që nuk ka pasur rast të ri me koronavirus në këtë pjesë.