Kosovë

Korisha në karantinë – banorët s’pajtohen e Komuna thotë se nuk hiqet para 14 ditësh

Nënkryetari i Shtabit Emergjent në fshatin Korishë, Rexhë Ukaj, ka konfirmuar se e moshuara e identifikuar me koronavirus ka vdekur, porse lajmi pozitiv është se 25 familjarët e saj kanë rezultuar negativë në testim.

“Mbrëmë kemi mbajtur mbledhje urgjente dhe kemi vendosur që t’u drejtohemi organeve kompetente që ta rishqyrtojnë vendimin për vendosjen e karantinës në fshatin Korishë. Megjithatë, ne presim edhe vendimet të cilat janë në interes të qytetarëve dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre”, ka thënë ai, raporton KOHA.