Kosovë

Dy të infektuarit nga Malisheva kanë qenë në ndalim 48-orësh në Gjakovë

Dy të infektuarit nga Malisheva kanë qenë në ndalim 48-orësh në Gjakovë

Dy shitësit e fidanëve të pemëve nga Malisheva, të cilët kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, të premten që shkoi janë arrestuar nga Policia rajonale e Gjakovës si të dyshuar për mospërfilljen e dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe të njëjtit kanë qëndruar në mbajtje për 48 orë, në bazë të urdhrit të Prokurorit të Shtetit.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka konfirmuar për KOHËN se dy të dyshuarit me datë 3 prill janë ndaluar, pasi që janë hasur në Krushë të Madhe të Rahovecit duke shitur fidanë të pemëve përkatësisht për mospërfilljen e dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.