Arbëri

Mbesin në karantinë tri fshatra të Podujevës

Foto: KOHA

Komuna e Podujevës u ka vazhduar karantinimin për fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë.

Njoftimi është dhënë nga Shtabi Emergjent i kësaj komune i cili ka ftuar për durim banorët e këtyre tri fshatrave.

Sipas tyre vendimi është marrë pas rezultimit pozitiv në testin e së premtes të familjares së infektuar nga familja Haliti në Dumnicë. Shtabi emergjent i kësaj komune thotë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vendosur që masa e karantinës të vazhdojë deri në shërimin e pacientes, raporton KOHA.

“Komuna do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat që banorët e këtyre tri fshatrave të kenë furnizim të rregullt me ushqim dhe të kenë të gjitha shërbimet e nevojshme”, theksohet në njoftim.