Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gjakovë, qytetarët thonë se po kanë shumë obligime, prandaj s’po e respektojnë kufizimin e lëvizjes

Komuna e Gjakovës është më e padisiplinuara për sa i përket respektimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëvizje të lirë.

Qëkur ky vendim ka hyrë në fuqi, Policia ka arrestuar 49 persona në gjithë Kosovën për mosrespektim të tij, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit policia ka arrestuar 9 persona në Komunën e Gjakovës, të cilët kanë lëvizur në kohën kur kjo është e ndaluar.

Megjithatë, qytetarët në këtë komunë thonë se po mundohen që ta respektojnë vendimin.

Por, të tjerë qytetarë tregojnë se nuk po mund ta respektojnë vendimin për shkak të obligimeve të tyre.

Zyrtarë të Komunës së Gjakovës nuk e shohin si shqetësues numrin e të arrestuarve, sepse thonë se pjesa dërrmuese e qytetarëve janë duke i respektuar vendimet e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës që nga e shtuna ka ndryshuar orarin e lëvizjes së lirë me kërkesë së kryetarëve të komunave, meqë sipas këtyre të fundit, nga ora 16 deri në 20 është bërë tollovi e madhe, kryesisht në markete duke rritur gjasat e përhapjes së koronavirusit.

Nga e shtuna, me këtë vendim ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00 përveç nevojave mjekësore ose për prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.