Kosovë

Shtatë policë e 2 punonjës civilë, në vetizolim 14-ditor në Prizren shkaku i koronavirusit

9 punëtorë të Policisë në Prizren, prej tyre 7 policë e 2 punëtorë civilë janë në vetizolim në këtë komunë.

Njoftimi është dhënë nga drejtori i Policisë rajonale në këtë komunë, Faton Alija, derisa ai ka shtuar se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e ka mbështetur rajonin e Prizrenit me 100 zyrtarë shtesë të uniformuar, raporton KOHA.