10 mjekëve e infermierëve të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë u janë marrë mostrat dhe të gjitha sonte kanë rezultuar negative në Covid-19.
Rastin e ka konfirmuar për KOHËN Fahri Llugaliu, ushtrues detyre i Drejtorit në QKMF të Podujevës.
“Sonte janë marrë dhjetë mostra nga mjekë dhe infermierë në QKMF të Podujevës, për fat të mirë, të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Llugaliu.
Ky personel i QKMF-së dyshohej se kishin pasur kontakte me të infektuarit.
Në Podujevë, deri tash janë të infektuar 4 persona me koronavirusin Covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një viktimë.
Artikuj të ngjashëm
-
QKMF-ja në Podujevë pretendon për sulm ndaj një infermieri
-
Shifra të larta të të prekurve me COVID-19 edhe në Podujevë
-
Fillon vaksinimi i punonjësve shëndetësorë në Podujevë
-
QKMF në Podujevë po përballet me mungesë të mjekëve
-
Komuna e Podujevës thotë se sot ka vetëm dy raste pozitive me COVID-19, jo gjashtë