Kosovë

Zhegra hiqet nga karantina, Haziri apelon për respektim strikt të rekomandimeve shtetërore

Zhegra hiqet nga karantina, Haziri apelon për respektim strikt të rekomandimeve shtetërore

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se Zhegra është hequr nga karantina, derisa apelton që të respektohen rregullat strikte që rekomandohen nga institucionet shëndetësore.

Tutje thuhet se sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për Menaxhimin e Situatës Emergjente, me ç’rast Haziri ka vlerësuar gjendjen pas rasteve të koronavirusit Covid-19, mirëpo lajmi i mirë mbrëmë i ardhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është rezultati negativ për 33 mostrat e testuara.