Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti kanë rezultuar negativ nga testimet për koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti rezultojnë negativ dhe sot dalin nga vetizolimi. Sapo na lajmëroi IKSHP në Prishtinë. Në emër timin dhe të gjithë kolegëve të mi dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë këto ditë, falënderoj institucionet komunale që kanë treguar kujdes të vazhdueshëm, IKSHP, IRSHP dhe MSH”, thotë Kadolli- Halili.
Ajo thotë se edhe të vetizoluarit kanë treguar përgjegjësi të lartë.
“Gjithashtu, kolegët nga QKMF dhe gjithë Kosova .Falënderim i veçantë për të vetizoluarit që kanë treguar një seriozitet dhe përgjegjshmëri gjatë këtyre dyjavëve. Vazhdojmë me punë nga e hëna duke respektuar rekomandimet nga IKSHP dhe MSH. Ne do jemi aty për ju”, thotë ajo.