Fushë-Kosova nesër fillon dezinfektimin e hyrjeve të banesave

Fushë-Kosova nesër fillon dezinfektimin e hyrjeve të banesave

Nexhat Tovërlani Nexhat Tovërlani 26 March 2020 20:16

Zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës kanë njoftuar se nesër do të fillojnë dezinfektimin e hyrjeve të banesave në qytet.

Në këtë njoftim të Komunës, kërkohet nga banorët që të jenë bashkëpunues gjatë kryerjes së dezinfektimit dhe po ashtu që të mos dalin nga banesat të paktën 30 minuta pas dezinfektimit.

“Njoftojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës, në veçanti banorët e qytetit se nga data 27.03.2020 (e premte) Komuna do të fillojë dezinfektimin e hyrjeve në objektet banesore në Komunën e Fushë-Kosovës. Kërkojmë nga qytetarët që jenë bashkëpunues si gjithmonë që kanë qenë dhe të ndihmojnë në kryerjen e këtyre punëve me kompaninë gjegjëse dhe pas dezinfektimit të hyrjes së objektit të mos dalin për 30 minuta nga banesat e tyre”, thuhet në këtë njoftim.

Në të njëjtin thuhet se deri tash kjo komunë është e paprekur nga virusi COVID-19.

“Po punojmë dhe besojmë që kjo të ndikojë në ndalimin e koronavirusit dhe në ruajtjen e shëndetit tuaj. Fatbardhësisht edhe më tutje ne si qytetarët të Komunës së Fushë-Kosovës jemi ende të paprekur nga ky virus”, përfundon njoftimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme