Kosovë

Kryetari i Vushtrrisë thotë se nuk ka nevojë për panik, kërkon kujdes të shtuar

Kryetari i Vushtrrisë thotë se nuk ka nevojë për panik, kërkon kujdes të shtuar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë konfirmoi sot edhe tetë raste të reja me Covid-19, duke ngritur totalin në 79. Katër raste janë në Studime të Vushtrrisë, tre nga Prishtina dhe një me vendbanim në Llugaxhi të Pejës.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë përmes telefonit për KosovaPress, se nuk ka vend për panik.