Kosovë

Kotlina, e zhgënjyer me politikanët, kujton 22 dëshmorët dhe viktimat e “Puseve të vdekjes”

Kotlina, e zhgënjyer me politikanët, kujton 22 dëshmorët dhe viktimat e “Puseve të vdekjes”

Nexhmedin Loku ka bërë të martën homazhe te varret e dy vëllezërve në varrezat e viktimave të masakrës së 24 marsit 1999 në fshatin Kotlinë të Kaçanikut.

Ibushi ishte nëntëmbëdhjetë vjeç e Naseri shtatëmbëdhjetë kur forcat serbe i mblodhën dhe i torturuan bashkë 20 banorë të fshatit. Shumicën e prej tyre i hodhën të gjallë në dy puset e thata mbi fshat para se t’i hidhnin me eksploziv në erë, shkruan KOHA.