Komuna e Podujevës ka njoftuar se mbrëmë janë dezinfektuar shtëpitë në lagjen prej nga ka ardhur i infektuari me koronavirus i cili u konfirmua mbrëmë.
Sipas njoftimit, në të njëjtën kohë ka filluar edhe dezinfektimi i objekteve të QKMF-së në Podujevë, Stacionit të Policisë, objektit të Administratës Komunale dhe objekteve të tjera publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve të tjera të banimit kolektiv në qytet, kurse sot në mëngjes në Lagjen e Dëshmoreve. Dezinfektimi do të kryhet edhe gjatë orëve të vona, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe të mos bëjnë panik”, thuhet në njoftim.