17:30

Rekomandohet shtyrja e zgjedhjeve në Podujevë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse i ka rekomanduar KQZ-së pezullimin e përkohshëm të zgjedhjeve në Podujevë, raporton ksp.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës pritet të mbahen të dielen. Në garë janë kandidatët e tre partive politike, të LVV-së, LDK-së dhe PDK-së.

KQZ ka thënë sot se zgjedhjet do të mbahen, pasi nuk kanë marrë rekomandime nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë për shtyrjen e tyre.

10:48

​KQZ-ja nuk anulon zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur sot se zgjedhjet në Podujevë do të mbahen, pavarësisht se dy raste janë konfirmuar në Kosovë me koronavirus.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, në mbledhjen e KQZ-së, tha se zgjedhjet do të mbahen, pasi nuk kanë ndonjë rekomandim tjetër nga Instituti i Shëndetit Publik.

"Në emër të KQZ-së kam komunikuar me të gjitha institucionet relevante dhe meqë nga IKShPK nuk ka ndryshim të rekomandimit, ne vazhdojmë sipas planit operacional. I lus ata që do të jenë në vendvotim t’i përmbahen ta gjitha masave. Qytetarët i inkurajoj që të mos bëjnë tollovi dhe t’i përmbahen rekomandimeve të qeverisë” , tha ajo, raporton KP. 

Zgjedhjet në Podujevë janë paraparë të mbahen nesër.