Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fluks mërgimtarësh në Dragash, por banorët thonë se nuk kanë frikë nga Covid-19

Të pashqetësuar me njoftimet dhe lajmet e fundit rreth rrezikut të mundshëm prej koronavirusit kanë qenë qytetarë të Komunës së Dragashit këtë të premte.

Përkundër pozitës gjeografike të kësaj komune si zonë ndërkufitare dhe ardhja e bashkatdhetarëve, sidomos nga Italia e vendet e tjera sipas banorëve të këtushëm nuk paraqet shqetësim, raporton KOHA.

Ndërkohë, sipas nënkryetarit të Komunës së Dragashit, Selami Saiti, mosshqetësimi i qytetarëve është i arsyeshëm.

Ai thotë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme në rast të shfaqjes së ndonjë rasti të mundshëm.

Ndërkohë, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare të Dragashit, Ramadan Jashari, tha se intervenimi i Komunës ka qenë i menjëhershëm për të parandaluar rrezikun nga virusi.

Edhe Asnjë rast i konfirmuar me COVID-19, por Dragashi mbetet i izoluar Arbëri Asnjë rast i konfirmuar me COVID-19, por Dragashi mbetet i izoluar

Ai tregon se edhe përkundër ardhjes së bashkatdhetarëve nga vende të ndryshme të Evropës, në këtë qendër nuk është regjistruar asnjë rast.

Virusi pandemik COVID – 19 ka prekur të gjitha vendet e rajonit, pos Malit të Zi.