Kosovë

Latifi kërkon nga Ministria e Bujqësisë rritje të subvencioneve, dhe ndërtimin e pendës për ujitje

 

Kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se ka takuar ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, me ç’rast ka pasur disa kërkesa.

“Bashkë me drejtorin e DPZHR-së z. Berat Duraku takuam sot Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa. Ministrit të BPZHR-së fillimisht i urova për marrjen e detyrës së re dhe bashkë diskutuam për tema konkrete që lidhen me komunën tonë, veçanërisht për bujqësinë në Rahovec, si sektori kryesor në komunën tonë”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.